Nga Altin Joka
Plazhi të jep jetë… por edhe helm – nëse nuk e kupton trupin tënd.
❶ Vapa nuk të dehidraton vetëm nga djersa – por edhe nga zorrët!
Kur qëndron gjatë në diell:

Lëkura humbet ujë.

Zorra humbet lëngje, elektrolite dhe bakteret e mira VDESIN.

Imuniteti bie ndihesh i lodhur, i irrituar dhe shpesh ke çrregullime të tretjes.
❷ Uji i detit është i shëndetshëm… por nese ke zorrë të inflamuara sjell inflamacion sesa permisim
❸ Rëra shëron – por edhe infekton.
Rëra përmban mikroorganizma të padukshëm.
Nëse ke plagë të vogla, prerje, apo fëmijët luajnë gjatë, mund të shfaqen:

irritime,

infeksione urinare,

myk në zona intime.
❹ Shumë ujë, pak kripë = lodhje, marrje mendsh, tension i ulët.

PO VITAMINA D A MERRET ME SHUME KUR QENDRON ME GJATE?
JOO…Trupi prodhon një sasi të kufizuar dhe më pas vetëmbrohet.

Rrezet UVB prekin lëkurën → kolesteroli kthehet në vitaminë D3.

Kjo ndodh më mirë në zonat si kraharori, krahët dhe këmbët, pa krem mbrojtës.

15–30 minuta në mëngjes mjaftojnë për dozën ditore.

Më pas, trupi fillon të mbrojë veten:

Ndërpret prodhimin e vitaminës D.

Aktivizohet melanina për të bllokuar UVB-të.

UVA-të nisin të dëmtojnë qelizat dhe ADN-në.

Faza e rrezikut:

Dielli që dikur ishte “mik”, tani bëhet armik:

Stres oksidativ dhe plakje e parakohshme.

Humbje e elektroliteve.

Rrezik për kancer të lëkurës.

Çrregullim i qarkullimit, tension , konfuzion.

Çfarë të bësh?

Merr diell 15–20 min në mëngjes, pa krem.

Pini ujë me kripë deti, limon ose pak mjaltë.

Mos hani shumë para plazhit.

Mos e lidh “nxirjen” me shëndet – ngjyra është mbrojtje, jo përfitim.

Mos qëndro nën diell përtej 30 min pa mbrojtje.

Shijo rërën, ajrin, qetësinë… dhe ndihmo trupin të shërohet – jo të sforcohet.