Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, ka komentuar në Euronews Albania përplasjen Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA për të shuar konfliktin.
Agim Nesho deklaroi se Rusia ka furnizuar Iranin me dronë dhe armatime ushtarake ndërsa theksoi se Trump i ka dhënë urdhër Izraelit që të kthente avionët.
Agim Nesho deklaroi se Presidenti i SHBA, Donald Trump, është njeriu i cili realizoi paqen. Nesho nuk beson se do ketë sërish bombardime ndërsa theksoi se së shpejti Irani do përballet me opozitën e vet.
“I tha, tani, bëri diskutime me Izraelin dhe Iranin. Ai është njeriu që realizoi paqen. Nuk mendoj se do ketë bombardime sërish. Irani do kërkojë kohë. Goditja e Izraelit dhe SHBA-ve i ka dëmtuar. Irani kërkon të ruajë regjimin në këto momente.
Dihet që do sulen forcat opozitare. Irani do ballafaqohet së shpejti me opozitën e tij në shumë fronte. Opozita që po shikon nga dita në ditë ato masakrat, sjelljet, ekzekutimet e njerëzve.
Kohët e fundit janë ekzekutuar se pse kanë Whatsapp. Irani nuk e meriton këtë gjë. Duhen hequr regjimet autoritare, regjime që për të mbajtur pushtetin përdorin të gjitha mjetet, përfshirë edhe luftën.”-tha Nesho. m.p.