Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në qendër të Tiranës.
Një auto-veturë (taksi) raportohet se ka përplasur tre fëmijë, ku dy të mitur janë shtruar me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga informacionet e para mësohet se fëmijët po drejtonin monopatina kur janë përplasur nga taksia te ura e ish-hotel Dajtit në Tiranë./E.T