Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e që është shumë i rëndësishëm për agjendën e presidentit.
Lideri i demokratëve, Hakeem Jeffries ka marrë fjalën dhe po përdor të ashtuquajturën “minuta magjike” për të folur për disa orë me radhë dhe për të dominuar shumicën e kohës së diskutimeve.
Drafti prej trilionë dollarësh do të zhbllokojë shkurtimin e taksave dhe shpenzimet për sigurinë kombëtare. Dy ditë më parë, ai kaloi në Senat me një diferencë të ngushtë votash. m.p.