Përpara kryeministrisë Partia Demokratike po mban protestën e radhës, ku një qytetar ka deklaruar se ka ardhur nga Fier me lekë borxh për këtë tubim, pasi tha se vetëm Partia Demokratike i ka hapur dyert.
Ai tha se prej dy vitesh e gjysmë, nuk i jepet pensioni dhe se ka hapur proces gjyqësor, të cilin sipas tij, Gjykata Administrative e mbylli pa prezencën e tij.
“Kam ardhur me lekë borxh në protestë, se PD mi ka hapur dyert. Kam pasur një proces gjyqësor se jam ish-naftëtar, dhe ka 2 vite e gjysmë që s’me jepet pensioni. Përfitoj 80% të pagës mininale, hapa gjyq dhe nuk më dhanë avokat. Gjykata Administrative ma mbylli gjyqin pa qenë vetë prezentë. Ja ky është shteti!”, tha ai.
Po ashtu ai ka rrëfyer edhe takimin me kryeministrin Edi Rama në vitin 2021, të cilin e informoi për problematikën e tij.
“E kam takuar personalisht në shkurt të 2021 dhe më tha a ke bërë denoncim. I thash kam bërë aq shumë, sa i gjithë populli shqiptar. Se nuk është portali “Shqipëria që duam”, se kanë çuar gjithë njerëzit e tyre. Si ka mundësi më tha? I thash që e çoj kokën time në dhe, dhe ky është rezultati”, tha protestuesi. m.p.
