Sot, gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke akuzuar kryeministrin se po e mbron ministresën e pezulluar dhe njëkohësisht po sulmon Kushtetuesen.
Berisha deklaroi se Rama “ka humbur gjithçka” dhe po përpiqet të mbrojë veten dhe Ballukun përmes veprimeve kundër Kushtetueses. Ai u shpreh se nuk do t’i ndahen Ramës deri në largimin e tij nga pushteti:
“Rama ka dy ditë ka humbur çdo gjë dhe, me një përçartje të neveritshme, del dhe merr në mbrojtje ministren. Nuk po mbroj Lubinë, po mbroj kryeministrin; nuk po mbroj Edvinin. Kujt do t’ia shesësh këto? Ato që bën kundër Kushtetueses faktojnë se ti je hajduti kryesor i kësaj afere. T’u drejtohemi bashkë shqiptarëve: do pranojmë të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar pa normë morale, apo nuk do ti ndahemi gjer ditën e fundit të largimit nga pushteti?”
Berisha theksoi se qëndrimi i tij dhe i protestuesve është i vendosur dhe se PD do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie nga qeveria për çdo shkelje ligjore dhe abuzim të pushtetit./mxh
