Jemi zyrtarisht në muajin e parë të dimrit dhe moti sot do të jetë kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Ditën e sotme, 1 dhjetor 2025, temperaturat do të jenë të ulëta në veri dhe zonat malore, ndërsa më të buta në qendër dhe jug të vendit.
Në veri do regjistrohen vranësira të dendura dhe reshjesh të dobëta shiu me temperatura tipike për stinën e dimrit.
Zona qendrore, përfshirë Tiranën pritet të ketë reshje shiu por temperaturat do vijojnë të jenë mesatare.
Në jug, moti do të jetë më i qëndrueshëm, me vranësira por me temperatura relativisht më të larta.
Meteorologët parashikojnë që ditët në vijim të sjellin ndryshime të lehta, por i gjithë vendi do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve tipike të fillimdimrit./ K.M