Është bllokuar rruga nacionale Fier-Vlorë për shkak se janë rrëzuar dy rrapa shekullorë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe sipas raportimeve paraprake nga rënia e rrapave janë dëmtuar makinat e parkuara anash rrugës. Fillimisht ka rënë rrapi më i madh dhe pas tij një tjetër më i vogël.
Për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Bllokimi i rrugës ka detyruar mjetet të kalojnë në rrugë dytësore./Jo.Be/Fjala.al