Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme përmes një statusi në facebook heronjtë e Topanasë, Hajredin Bylyshin, Mumin Selamin, Barjam Tushin dhe Hiqmet Buzin.
“Si sot, 78 vjet më parë, në 18 tetor 1942, Topana, një nga lagjet më antifashiste të Vlorës, u ndez tym e flakë dhe mbajti frymën për orë të tëra nga krismat e gjëmimet e një prej betejave më heroike të Luftës Antifashiste”, ka shkruar Meta në facebook.
Presidenti shkruan se rreth 400 milicë fashistë e bashkëpunëtorë të tyre, të informuar nga spiunë e tradhëtarë, kishin rrethuar në pabesi shtëpinë e Murat Lamçes, ku strehoshin katër të rinjtë antifashistë.
Meta shprehet se heroizmi i tyre është i gdhendur fort në memorien e Vlorës trime e të mbarë kombit shqiptar.
Të katër ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë dhe heroizmi i tyre do të kujtohet gjithmonë me nderim e respekt ka shkruar presidenti Meta.
“Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut” e ka mbyllur Meta postimin në facebook./Jo.Be/Fjala.al