Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili në një status në Twitter theksonte se Meta është thjesht komandat i LSI-së.
Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta nëpërmjet një statusi në facebook shkruan se është momenti që Rama mos të flasë më për Kushtetutën por të thellohet dhe të reflektojë urgjent.
“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani.
Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!
Thellohu dhe reflekto urgjent!”, ka shkruar Blushi në facebook.
Pak më parë kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Metës pasi ky i fundit dha mesazhe kërcënuese ditën e sotme.
Rama tha se Meta është thjesht komandant i LSI dhe jo komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi Shqipëria nuk është në luftë./Jo.Be/Fjala.al