Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare At Todi Jovani, i cili prej ditësh luftonte me virusin vdekjeprurës COVID-19.
At Todi Jovani ishte një nga klerikët më të njohur të qytetit të Pogradecit ndërsa së fundmi u prek nga COVID-19.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, At Todi Jovani nuk ia doli dot ndërsa ndërroi jetë të hënën në mbrëmje.
71-vjeçari Todi Jovani prej ditësh ka qenë i infektuar me koronavirus por gjendja e tij bëjnë me dije burimet ka ardhur duke u përkeqësuar deri natën e mbrëmshme duke mos e fituar kështu betejën me COVID-19.
Mësohet se homazhet për të do të mbahen në kishën ku ai shërbeu gjithë jetën e tij, ndërsa të mërkurën do të përcillet për në banesën e fundit./Bl.Ba/Fjala.al
