Ka shkuar në 64 numri i viktimave nga tërmeti 6.6 ballë që ka rënë të premten në Izmir të Turqisë.
Numri i të lënduarve ka shkuar në 940. Aktualisht ekipet e shpëtimit vijojnë ende kërkimet.
Pas tërmetit janë regjistruar 947 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë. Nga tërmeti i fortë janë shembur shumë ndërtesa, dhe dyshohet se në rrënoja ka ende njerëz të vdekur.
la.mi/Fjala.al