Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA Agim Nesho bën një deklaratë të fortë kundër presidenti Donald Trump. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Nesho tha se gjatë presidencës së Trump u vu në rrezik kufijtë e Kosovës. Nesho, një diplomat i njohur pas rrëzimit komunist në Shqipëri tha se marrëveshja e bërë në SHBA mes Kosovës dhe Shqipërisë por edhe përpjekjet e mëparshme kanë qenë thjesht negociata dhe jo diplomaci e Donald Trump.
-Ju jeni dakord që në presidencën Trump u vu në diskutim kufijtë shtetërorë të Kosovës?
-Po. Dhe po të fitojë prapë është në rrezik. Në 2016 erdhi një mënyrë tjetër qeverisje. Dhe kjo ishte mënyra më e mirë e administratës Trump. Njeri i shpenguar, njeri biznesmen, mendonte t’i zgjidhte të gjitha në mënyrë transaksionale, dhe të negocionte për çdo gjë. Çështja e Kosovës u trajtua më shumë nga pala amerikane në dy aspekte si një çështje që mund të negociohej për të fituar aleanca të reja, sidomos me Rusinë, dhe për të bërë një rindarje të zonës së tyre të influencës. Dhe kjo është ajo që bën reagimin e madh të shumë demokracive të tjera sepse është një njeri që ka një vizion krejt ndryshe. Trump nuk mendon për aleanca tradicionale, si NATO, euroatlantizmi, etj, por mendon të një aksi britanik ku futen SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, ku Europën e shikon si një jo partner të barabartë por si një shtet ose bashkësi shtetesh e cila duhet të vijë te SHBA-të, jo në parimet e bashkëveprimit ose barazisë. Duke parë këtë situatë që presidenti Trump ngriti, prishi mënyrën tradicionale të politikës së jashtme dhe krijoi mbi sovranitetin dhe respektimin e politikës së vendeve të veçanta. Domethënë, nga një botë demokratike që bashkëvepronte, krijoi që çdo vend të ketë sovranitetin e tij dhe të veprojë si një kështjellë e vetme në këtë politikë globale.arkiva.fjala.al/Ke.Ba