Diplomati Agim Nesho bën një analizë të detajuar se si ishin katër vitet e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Nesho tha se Trump ishte një president me jakë blu.
-Donald Trump nuk duket sikur ka mbaruar shkollë ushtarake. Si ka mundësi? Është shumë i shpenguar, debaton me gazetarët…
-Është një mënyrë edukate e brezit të ri, sidomos nga shoqëria e lartë amerikane sepse nuk ka stadet e zhvillimit të shoqërive europiane që nga feudalizmi, ose mbretëria absolute etj. Në Amerikë, elita e re kërkonte që të kishte brezin që do të vazhdonte politikat e saj dhe në këtë kuptim, po të shikosh, të gjithë presidentët e Amerikës vijnë nga tre drejtime: ose janë diplomatë të shquar, Sekretar Shteti, ose janë senatorë, ose gjeneralë të cilët kanë shkëlqyer në veprimtarinë e tyre. Në Amerikë, njerëzit që duan të çajnë e shikojnë me shumë privilegj futjen në West Point ose në një akademi ushtarake e New York-ut si Donald Trump. Por nga ana e edukimit është pothuajse perfekt pasi pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në New York, ai studioi në një nga qendrat më të mira të biznesit, në Penn University të Pensilvanisë. Pra, edukimin e ka të plotë. Në këtë kuptim, kjo është përgatitja e elitës që kalon edhe nëpërmjet shkollave ushtarake. Trump e ka të vështirë të pranojë humbjen sepse lidhet me personalitetin e tij. Ka një intuitë shumë të mirë si biznesmen. Ka futur për herë të parë mënyrën transaksionale. Për Trumpin çdo gjë negociohet. Mua në fillim më pëlqente sepse ka nevojë për ndryshime demokracia.Fjala.al/Ke.Ba