Gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë që u diskutua gjatë në atë kohë. Ai dha një intervistë në CNN duke thënë: “Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin president Donald Trump sepse do ishte një president që do t’i bënte dëme Amerikës”. Kjo deklaratë bëri shumë bujë dhe solli shumë debate aq më tepër që Trump fitoi. Por si ka qenë e vërteta dhe a kishte të drejtë Edi Rama? Kësaj pyetje i dha përgjigje sot pas 4 vjetësh ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA Agim Nesho. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Nesho i dha të drejtë Edi Ramës por ai informoi publikun se këtë deklaratë ia kërkoi ta bënte stafi i Hilari Clinton.
-Rama kishte të drejtë në deklaratën e tij që bëri për Donald Trumpin?
-Si deklaratë unë nuk kam asgjë kundër. Por problemi ishte që Edi Rama e bëri në pozicione kienteliste. Sepse në atë moment ndihej që do fitonte Hillary Clinton. Stafi i Hillary Clinton e kërkoi këtë mbi një sërë liderësh, por vetëm Rama guxoi dhe e tha. Unë i thashë ke bërë gabim, që në fillim. Ne jemi të destinuar të bashkëjetojmë me SHBA-të sepse na lidh një histori shumë e madhe, jo interesi. Për ne nuk ka rëndësi kush vjen. Në këtë kuptim ky ishte një gabim politik sepse Rama në këtë moment nuk përfaqësonte veten e tij, por Shqipërinë. Demokratët i krijuan mundësinë ta thoshte në CNN. Këtu nuk është që Rama besonte që ky nuk është njeriu i duhur dhe mund të ketë bërë gabime. Rama donte të përfitonte në këtë moment.arkiva.fjala.al/Ke.Ba