Një 54-vjeçar është vënë në pranga dhe është shpallur në kërkim djalin e tij 19-vjeç pasi akuzohen se kanë goditur punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë.
Babë e bir akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.