Sidorela Çela është një prej 3 infermiereve të arrestuara të spitalit “Shefqet Ndroqi” të cilat janë akuzuar se kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen e Covid-19 dhe familjarëve të tyre.
Në dhomën e të pandehurve dhe në krah të shoqeve të saj ajo është shfaqur me lot në sy dhe me kokën ulur. Gruaja tha se kishte dy fëmijë të mitur në shtëpi, përkatësisht 2 dhe 7 vjeç, informon gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.
Gjykata e Tiranës pritet të japë masën e sigurisë për 3 infermieret e arrestuara dhe sanitaren e këtij spitali.