Kjo e shtunë ka nxjerrë në rrugë policinë e shtetit për të kontolluar dhe gjobitur qytetarët e pabindur që nuk respektojnë rregullat antiCovid.
Sikurse shikohet edhe nga fotografitë e siguruara nga arkiva.fjala.al/, policia shfaqet duke "ndëshkuar" qytetarë dhe kalimtarë të rastit. Të shfaqur pa maska dhe pa respektuar protokollet e sigurise ndaj Covid-19, disa nga kalimtarët kanë kundërshtuar gjobat e disa të tjerë i kanë pranuar ato.
Policia e Shtetit apelon që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë këshillat apo urdhërat e publikuara nga organet shëndetësore në vend.
