Kërcënimi i heshtur, i cili u dërgua në Senat, ku Renzi është anëtarë, u dënua ashpër nga klasa politike, shkruajnë mediat italiane.
“Ne nuk frikësohemi nga kërcënime të tilla”, është shprehur Teresa Bellanova, ish-ministre e qeverisë Renzi.
Matteo Renzi është përballur me kritika të shumta muajt e fundit, pasi hoqi dorë nga koalicioni i formuar me ish-kryeministrin Giuseppe Conte.
Partia që ai kryeson, “Italia Viva”, është tani pjesë e qeverisë së re të unitetit kombëtar, të udhëhequr nga ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.