Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët për deputetë në Vlorë, nuk i kurseu batutat dhe ironinë.
Ndërsa fliste për ekipin me të cilin PS do të kandidojë në Vlorë, për të cilin tha se i përfaqëson të gjithë qytetarët, Rama nuk la pa thumbuar edhe Presidentin Ilir Meta.
“Edhe për ata që janë lënduar me një familje të shpërbërë tanimë, LSI-në, ne kemi Ilir Metën e vërtetë këtu. Se edhe Ilir Meta i Tiranës, Metaj e ka, po thotë Meta, ky është Ilir Meta. Pra gjithkush mund të gjejë që që përfaqëson”, u shpreh Rama.