Grabitja e dyqaneve dhe marketeve është kthyer në një shqetësim për qytetarët e Sarandës, pasi ata shprehen se vjedhjet kanë qenë të shumta në kohët e fundit.
Mbrëmjen e djeshme një i ri është maskuar si grua dhe ka grabitur një restortant në Sarandë, ku ka marrë një tablet, një sasi parash mbi 300 euro dhe 100 mijë lekë të vjetra.
Ai është kapur nga kamerat e sigurisë së biznesit, ku shihet se është maskuar si femër, pasi ka veshur një fustan dhe në kokë mban një shami me të cilin ka mbuluar fytyrën që të mos identifikohet lehtë.
Video nga Saranda Web