Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tetovë ku shtetasi me inicialet J.K, 73 vjeç ka mbetur i vdekur pas goditjes së marrë.
Siç njoftojnë nga policia, gjatë ditës së djeshme në orën 08:50 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin “Video Smilevski Bato” në Tetovë, një 73-vjeçar është shkelur nga një makinë, ku si pasojë ka humbur jetën.
“B.A.(35) duke ngasur veturë “Reno clio” me targa të Tetovs, ka goditur J.K.(73) nga Tetova. Këmbësori i lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku u është dorëzuar lëndimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.