Forca të shumta të policisë së rendit, repartit Shqiponja dhe FNSH ndodhen në vendin ku u gjet lënda narkotike e mbjellë në kubik dhe ndodhi përplasja me armeë e policise dhe 29 vjecarit nga Patosi Greseld Shpataraku.
Mbi 100 forca blu po bëjnë krehjen e zonës, ndërsa në terren ndodhen krereët më të lartë të drejtorisë së Policisë së Fierit.
Fill pas ngjarjes, behet ne dije se SHÇBA ne bashkepunim me prokurorine e fierit po kryejne hetimin per grupin qe zhvillonte kontrollin rutine ne territor, i cili zbuloi dhe lenden narkotike te mbjelle ne kubik per te pare edhe dinamiken e ngjarjes. 29 vjecari aktualisht ndodhet ne reanimacionin e spitalit te fierit nen kujdesin e mjekeve.
Një përplasje me armë ka ndodhur mes efektivëve të policisë Fier dhe një personi të armatosur, duke përfunduar me plagosjen e këtij të fundit.
Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se një grup efektivësh të cilët po kontrollonin zonën për kultivim narkotikësh është përballur me një person të armatosur me kallashnikov në fshatin Gjorgoz në Cakran të Fierit.
Ky i fundit ka refuzuar të lëshojë armën dhe ka tentuar të qëllojë në drejtim të tyre. Menjëherë punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar duke e lënë të plagosur por jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve i plagosuri është dërguar në spital ku dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pasi ka plagë arme në sup.
Mësohet se agresori është Greseld Shpataraku, 29 vjeç, banues në Patos, ndërsa policia ka konstatuar më pas se në afërsi të vendit ku u kap shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.