Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë të cilët mbanin peng një 25-vjeçar nga Bangladeshi.
Mediat lokale raportojnë se shqiptarët e moshës 29 dhe 32-vjeçare, identiteti të cilëve nuk është bërë i ditur, mbanin peng 25-vjeçarin ndërsa kërkonin një shpërblim prej 10,000 eurosh nga shoku i dhomës për ta liruar.
Dy autorët së bashku me bashkëpunëtorin e tyre i cili është në kërkim rrëmbyen 25-vjeçarin nga banesa e tij në qendër të Athinës.
Pas operacionit policor grek dy shqiptarët u arrestuan në apartamentin ku mbanin të riun nga Bangladeshi, në zonën Paleo Faliro.