Shpresat e kroatëve se mund të bënin surprizën dhe të përmbysnin dy gola dizavantazh që patën ndaj Spanjës deri në minutën e 85 të takimit u shuan brenda tre minutave në kohën shtesë.
Kroacia ja doli mbanë që nga 1-3 të barazonte në minutat shtesë të kohës së rregullt me anë të Pasaliç.
Por, Spanjës iu mjaftoi pjesa e parë e kohësh shtesë për të rikthyer diktatin e golave në fushë. Fillimisht Morata, aq shumë i kritikuar nga tifozët spanjollë dhe më pas Oyrzabal çuan rezultatin e përgjithshëm në 5-3 për Spanjën.
Tetë golat e shënuar e bëjnë këtë ndeshje ndeshjen me më shumë rrjeta në këtë europian, ndërkohë që rekordi i autogolave vazhdon të thellohet, pasi me topin e shtyrë në rrjetë në portin e tij në minutën e 20-të të takimit, Pedri e çoi në 9 numrin e autogolave në këtë kompeticion, si asnjëherë më parë.