Kina ka paralajmëruar se po të jetë e nevojshme do të ndërmarrë “masa”, nëse politikanët amerikanë nuk ndalin thirrjet për bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore. Ministria e Jashtme kineze tha se thirrje të tilla dëmtojnë raportet me Kinën.
“Këto thirrje për bojkot janë “të ekzagjeruara” dhe duhet të ndalen “në mënyrë që të mos ndikojnë në dialogun dhe bashkëpunimin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në fusha të rëndësishme. Nëse SHBA-ja do të këmbëngulë që të mbajë këtë qëndrim, Kina do të ndërmarrë kundërmasa”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian.