Ja cilët janë titujt kryesorë të disa prej mediave më të njohura sportive në botë.
Sport dhe Mundo Deportivo flasin per fitoren e Barçës ndaj Levantes 3-2.
Gazeta “Sport” hapet me titullin: Epike/ Barça fitoi një “festë të çmendur”, Luk de Jong i dha fitoren në minutën e 92.

“Mundo Deportivo” shkruan për ndeshjen e Barcelonës: “Luuk me fat”
“Gjuajtësi holandez” hyri në lojë në minutën e 84 dhe shënoi në minutën e 92 duke vendosur për këtë ndeshje “të çmendur”.

L’equipe shkruan për fitoren e Marsejës kundra Montpellier.
“Turne i adhurueshëm”/ Marseja arrin fitoren e katërt radhazi, të dielën sfidon kreun parisien për një Classique.

La Gazzeta dello Sport shkruan për barazimin e Milanit: Zhgënjen Milan/ Kundër një demi të bukur, një tjetër barazim për djallin!
Ky barazim i bën dëm Milanit, pasi nëse Interi fiton ndeshjen e prapambetur me Bolgona do të merrte kreun. Aktualisht skuadra e Piolit renditet e para me 68′ pikë, 2 më shumë se rivalët e Interit.

“AS” vë në fokus 3 fitoret radhazi të Real Madrid, të cilat kanë bërë të harrohet humbja ndaj Barcelonës.
“Me vrap”/ Real Madrid harron dështimin në El Clasico me tre fitore! Këtë javë ndeshet me Chelsean dhe Sevillën në Champions League dhe LaLiga.

“Marca” shkruan se delegacioni i Qeverisë së Spanjës siguroi UEFA-n se mund të merrte përsipër sigurinë e dy ndeshjeve të Champions League në Madrid në vetëm 48 orë, edhe nëse anglezët “e frikshëm” do të shfaqeshin në rrugët e ekipeve.
“Madridi në gatishmëri”/ “Zonat e nxehta” para ardhjes masive të tifozëve anglezë- shkruan Marca.
