E shtuna futbollistike na dhuroi disa ndeshje fantastike, nga Man City-Crystal Palace, e deri tek Juve-Roma. Haaland shkëlqen me tripletë, kurse Mourinho dhe Roma kalojnë testin e parë të vështirë, duke luajtur si të barabartë në Torino.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
“Corriere dello Sport” hapet me barazimin e ndeshjes së madhe 1-1 mes Juventus-Roma: “Testi i Mourinhos”. Roma arriti të barazonte në ndeshjen ndaj Juves, duke marrë një pike shumë të vleshme në një sfidë të vështirë.
“Një Milan me klas” shkruan e përditshmja “La Gazzetta dello Sport”. Milan fiton me lehtësi ndaj Bologna, me rezultat 2-0 ku shënuan Leao dhe Giroud.
“Tuttosport” si zakonisht hapet me bardhezinjtë, duke shkruar: “Juve, çfarë zemërimi!“ Juve pati disa raste për të dyfishuar rezultatin, por më pas një shpërqendrim i Alex Sandro mbi Dybala solli golin e barazimit për Romën.
“Më shumë minuta për Rodrygo” është titulli i madrilenes “AS”. Braziliani synon të startojë kundër Espanyolit në debutimin e tij në Ligë për këtë sezon.
“Sport” e hap ditën në Katalunjë me ndeshjen e Barçës sot: “Camp Nou duhet të jetë një fortesë”. Sot Barça-Valladolid në orën 19:30.
Katalanasja “Mundo Deportivo” shkruan “Me gjithçka”. Barça, duhet të kompensojë debutimin e keq në shtëpi kundër Rayos me lojë dhe gola kundër Valladolidit.
“Brigata qëndrore“ është titulli i prestigjozes “Marca”, e cila nxjerr në pah përvjetorin e çiftit të formuar nga David Alaba dhe Eder Militao, të cilët prej një viti janë në krye të Real Madridit.