Është goditur me raketa ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev.
Konsullata u godit nga një sulm raketor rus, citon agjencia e lajmeve Reuters. Ende nuk dihet nëse nga sulmi ka viktima apo të plagosur.
Prej mëngjesit të sotëm kryeqyteti ukrainas ka qenë pre e sulmeve raketore nga Rusia.
Sipas shërbimeve të urgjencës së Ukrainës, nga shpërthimet raportohet për 12 viktima dhe 24 të plagosur.