Hej, po te shkruaj ndoshta per here te fundit, por po te shkruaj.
Zgjuar me heret se perdja e pare e dites, filozofe e jetes sime, mendova dhe stermendova te gjitha shtigjet. Jo e pathyer, e palenduar e as e forte, por sido, une kam vendosur te iki, kam vendosur te iki ne ndoshta, ndoshta kam qene e pranishme diku ku nuk ishe ti, diku ku nuk ke qene ti, ne nuk kemi qene ndonjehere.
Si nje flete e bardhe e pashkruar, erdha prane teje e hiperbolizuar qe ti me duheshe, me duheshe ti per te shkruar ditet e jetes sime, pavaresisht prerjeve te preferencave-deshirova tua/ te miat/tonat.
Si drunj qe durojne mbi kurriz sharren, ndjeja qe dhe une po pritesha gabim, forma qe po merrja nuk ishte masa ime, por e verber po prisja rezultatin, po prisja ate qe nuk erdhi dot kurre.
Mbase, mbase deshira jote ishte e madhe te kishte dicka mes nesh, por mes nesh nuk pati asgje me shume se dy krijesa, te cilat me rrisin cdo dite friken per ta perballur jeten.
Kam shume pyetje per te te bere, dhe pse nuk kam deshire te te bej asnje, por e para qe me erdhi ne mendje qe, vijon ende te rrish kafeve? Akoma i pret mesnatat aty, para nje gote a para qindra gotash, qe te jepnin kenaqesine e ta japin akoma, ate kenaqesi qe une nuk ta dhashe dot kurre.
Ende aty je? Ne 13 vite tonat sikur ajo koha e gotave te me ishte dhene mua, mbase do kisha pasur forcen te te ndryshoja, jo shume, jo fort, vec sa per te mbajtur te lidhur shpirtrat qe nuk e di a jane lidhur ndonjehere.
Kohen, duhej te me kishe dhene kohen. Mbytur ne lotet e deneses, shoh veten te dridhem, une nuk kam fuqine te kthej kohen pas, por do doja shume, gati ne cmenduri, te ma kishe dhene kohen tende, ndoshta diku do te mund te ishim takuar.
Shpesh degjoj e me thone fal dhe kthe, sepse ti je e eger, ti je e ftohte, ti je sfiduese. Ata shohin vecse siperfaqen. Nuk dua te fal sepse nuk mundem te fal, nuk kam se si te fal dike qe nuk me deshi per asnje dite te vetme ne jeten e tij, dashuria nuk eshte fjale, ndjenja eshte vepra, dhe une e kam ndjere ne cdo indiference intime trupore, ne cdo perkushtim te pakten ndaj meje, e kam ndjer ne trupin tim, mbi buze, mbi lekure, mbi ekzistencen time ate qe asnje femer nuk do donte ta ndjente kurre, akulltesine e nje mashkulli, te vetmit qe i dhashe penen tme shkruante dhe vecse me zhgarraviti.
Kohen. Lerme mua. Ti nuk ma dhe kurre kohen tende, e sot ankohesh se ajo s’me deshi.
Po, nuk te desha, por kjo ishte vone, kjo ishte vite me vone ku pasi kisha pare e dhunuar veten per cdo te mete qe ti cilesoje, pasi kisha urryer dhe thyer veten me mijra here ne tentativa per ta bere idealen per ty, pasi nuk e pranoja dot veten plot gabime dhe te padenje sic ti thoje, u dorezova dhe nuk te desha me.
Nuk te desha sepse nuk doja me as veten time, as jeten time, asgje timen. Ti nepermjet mungeses tende te dashurise krijove dhe me njohe me nje vete prej perbindeshi. Per vite me rradhe fshikulloja veten si do mundesha une te isha si doje ti, nuk eshte se nuk gaboja por as nuk isha e lumtur, isha totalisht e shperqendruar per te pasur objektiva sepse objektivi im. I vetem ishe ti. Ne menyre te gabuar cdo dite thyeja cdo cep te vetes sime qe te merrja formen qe ti doje, por ti te nesermen kishe ndryshuar mendim dhe une vijoja, thyeja cepe ngjisja ide, braktisja deshira, derisa nje dite me mbeti vec emri dhe nje urrjetje e madhe, e tejskajshme dhe e jashtezakonshme per veten. Ishte dita ne te cilen u dorezova.
Kisha hequr dore prej transofrmimit dhe ky ishte fundi i marteses sone. Sot gjithcka eshte formale, sepse ne jete ka frikera qe te mposhtin e te hedhin tutje cdo ide per vendim. Ne, si qelize e perbashket jemi zhbere prej kohesh, prej vitesh a ndoshta, ne nuk kemi qene kurre.
Me nje pergjegjesi te jashtezankoshme, me nje frike qe me tremb edhe ne gjumin me te thelle te nates, me ide te cuditshme qe sjellin netet pagjume, jam sot para nje vendimi, te shkoj apo te kthehem.
Nuk dua te shkoj, por kur shoh qe nuk kam ku te kthehem, me duhet te shkoj.
A do kem guxim? Do duhet ta gjej. Sepse edhe pse kthimi eshte nje mundesi, eshte nje iluzion bosh, ne jemi shperbere prej kohesh.
Ne te gjitha gjerat qe beme gabim, do doja tme kishe shitur mua vetem kohen e kafeneve, besoj cmimi me te cilin do ta kisha blere do te ishte ne mos dashuria, nje ndjesi e ngrohte familjare.
Koha jote ishte investim i gabuar qe na kushtoi jo pak, por kater jete te shperbera.
A mundem te te fal?
A mundem une ta fal veten?
Sot mund vetem te them: nuk e di!
Nje dite do e di me siguri, por edhe ta dish shuan kureshtjen, sepse kur ta mesoj, mbase do te jete shume vone, sic jemi edhe sot, vone per tu kthyer aty ku mund te ishim, sepse tashme nuk jemi.
6:30
06.04.2023