Këmbëngulja saudite më në fund jep rezultat: Franck Kessié është bindur, gjithashtu Barcelona. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë tashmë është lojtar i Al-Ahlit. Operacioni është mbyllur me 12.5 milionë euro.
Ish-lojtari i Barcelonës, duke e ditur se ishte i transferueshëm, ka theksuar gjatë gjithë verës se synonte të zgjaste qëndrimin në Kontinentin e Vjetër dhe, nëse nuk mund të vazhdonte te Barça, donte të gjente një ekip tjetër evropian.
Asnjë skuadër nga Premier League dhe Seria A nuk arriti të bënte një ofertë të kënaqshme për Barcelonën, e cila edhe pse donte ta hiqte qafe lojtarin, pasi nuk ishte pjesë e planeve të Xavit, as nuk kishte ndërmend ta lejonte largimin si i lirë.
Më në fund, oferta nga Al-Ahli ka pasur efekt dhe e ka bindur Kessié-n.
https://twitter.com/alahli_fcen/status/1689331614235410433?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA