Partia Demokratike zyrtare nuk ka nxjerrë kandidat të saj për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kukës më 24 shtator. Pak javë pasi siguroi vulën dhe drejtimin e PD-së zyrtare, Basha i shmanget zgjedhjeve.
Taktikë për të mbuluar dështimin e mundshëm apo ftesë për bashkim me Grupin e Rithemelimit, por pa Berishën drejtues?
Partia Demokratike zyrtare ka vendosur të mos dalë me kandidatin e saj për zgjedhjet e parakohëshme lokale në Kukës.
Ky ka qenë vendimi në qendër, por edhe në PD-në lokale, duke I lënë terren të lirë kandidatit të dalë nga Primaret e Berishës, Emri Vata. Ai do ketë përballë vetëm rivalin socialist Halilaj dhe pritet një përballje e fortë sidomos pas skandalit me ish-kryebashkiakun socialist Safet Gjici I cili u përfshi në një aferë seksuale dhe korruptive me shtetsen A. Kaçi.
Tashmë Gjici është në qeli për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë public, ndërsa më 24 shtator bashkia do njohë kreun e saj të ri, njërin ndërmjet Vatës dhe Halilajt. Mirëpo lëvizja e fundit e Bashës, duke mos nxjerrë kandidat lexohet në dy mënyra. Së pari Basha nuk kërkon që të rrezikojë pasi I druhet një rezultati të dobët të kandidatit të tij.
E dyta Basha lë mundësinë e hapur për një bashkëpunim me pjesën tjetër të PD-së, siç njihet ndryshe Grupi I Rithemelimit, që sot drejtohet nga Berisha. Interesante është reagimi zyrtar I PD-së lokale të Kukësit që padyshim ka kaluar një herë nga duart e Bashës para se të publikohej.
“Ndaj në kushtet e krijuara pas “nxitimit’ me “primare” të paracaktuara dhe caktimit të kandidatit, Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim, që të mos krijojë kushtet për një ndarje akoma më të thellë të demokratëve në dëm të qytetarëve të Kukësit”, shkruhet në njoftim e PD-së.
Një sinjal të qartë se PD-ja zyrtare e sheh Metën si “kalë troje” për të dëmtuar të djathtën është ndër rreshta në qëndrimin e PD-së lokale të Kukësit. “Ne besojmë se gara për drejtimin e Bashkisë Kukës ,është një përfaqësim dinjitoz dhe I munguar për qytetarët e lirë të këtij vendi. Kjo garë nuk duhet absolutisht të jetë një garë për pazare dhe qoka oligarkësh mes rilindasve te Ramës dhe përfituesve të PL së Metës.
Megjithatë, në rrethanat kur PD, institucionet e saj lokale dhe qëndrore, këmbëngulën për më se dy muaj për një bashkim gjithëpërfshirës të faktorëve opozitarë ne Kukës, me qëllimin e vetëm kthimin e qeverisjes lokale tek e djathta, në shërbim të qytetarëve, çdo kërkesë e jona u pa se ra në vesh të shurdhët.
Jo të gjithë patën të njëjtin vullnet me Partinë Demokratike. Duke anashkaluar dhe vullnetin e familjes së madhe të demokratëve të Kukësit, komandimi nga Tirana,në dëm të interesave të qytetarëve kuksianë, për të mbrojtur interesat e individëve dhe tregtarëve me oligarkët e Ramës po rrezikojnë një përsëritje të 14 majit”-theksohet në reagimin. “Në këto rrethana Partia Demokratike, me përgjegjësi të plotë deklaron se nuk do të dalë me një kandidat për zgjedhjet e datës 24 shtator për Bashkinë e Kukësit.
Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë “trau I dytë” I humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë.Partia Demokratike qëndron fuqimisht në mbrojtje të interesave të kuksianëve, në mbështetje të tyre dhe po punon fort për ringritjen,bashkimin dhe unifikimin e të gjithë strukturave.
Partia Demokratike do të luftojë që sëbashku ti rikthejme dinjitetin e nërpërkëmbur të qytetarëve kuksianë nga interesat e momentit, të kujtdo qofshin ato. Koha, do të jetë treguesi më i mire”-përfundon reagimi i degës lokale të PD-së së Kukësit.
Këto zgjedhje priten me interes pasi PS e kërkon sërish këtë bashki, sidomos pas skandalit të rëndë të kryebashkiakut të saj. Nga ana tjetër edhe Berisha është I ethshëm për të pasur një fitore të vogël, me qëllim për ta përdorur -për “politika të mëdha”.
Gara pritet të jetë e fortë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të ketë akuza të ndërsjellta, sidomos në javët e fundit të fushatës, para se të zhvillohen zgjedhjet të diëlën e 24 shtatorit.