“Ka shumë vdekje, shumë.” Këto janë fjalët e para të një zjarrfikësi që mbërriti në Mestre pas aksidentit tragjik në Itali ku autobusi ra nga mbikalimi dhe humbën jetën 20 persona.
Autobusi ishte plot me njerëz, që na fakt po i dërgonte ata në një kamping.
Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro e ka përshkruar si skenë apokaliptike aksidentin tragjik në Itali, ku autobusi ra nga mbikalimi dhe përfundoi mbi binarët eternit dhe të paktën 20 persona kanë humbur jetën.
“Një tragjedi e madhe goditi komunitetin tonë këtë mbrëmje. Unë menjëherë shpalla qytetin në zi, në kujtim të viktimave të shumta që ishin në autobusin e rënë. Një skenë apokaliptike, nuk ka fjalë”, shkroi ai./kb