Lulzim Basha po shijon fazën duke shtërnguar vulën e Partisë Demokratike, por nuk po bën asnjë aksion të mirëfilltë opozitar në Parlament për shkak se nuk gëzon mbështetjen e deputetëve demokratë. Vetëm shtatë deputetë janë rreshtuar pro tij, ndërsa 49 të tjerët janë në krah të Berishës dhe grupeve të tjera parlamentare opozitare. Zyrtarisht Basha shëtit në vend si kreu i PD-së, por problemi kryesor për të është se ende nuk gëzon mbështetjen masive në elektoratin e djathtë dhe gjithashtu nuk ka forcë kartoni në Parlament, aq për të marrë nisma ligjore që kërkojnë të paktën propozimin e 28 deputetëve. Prania e tij në çdo seancë parlamentare javët e fundit është më shumë tregues për të rënë në sy sesa të mjajë fjalime, të kundështojë nismat e aeverisë apo “shkundë Parlamentin” si kreu i partisë më të madhe opozitare. Pavarësisht sesi Basha “shet veten” në publik është mëse i ndërgjeshëm se shumëçka nuk është na favor të tij. Së pari as nuk e mendon fuqinë elektorale për të rivalizuar qeverisjen, paçka se në letra figuron si ‘kryeopozitar’ dhe e dyta është po aq i ndërgjeshëm se “ustai i tij” sot armiku kryesor Sali Berisha edhe pse i sanksionuar si non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe gëzon shumë me tepër popullatritet në radhët e PD-së sesa ai. Megjithatë Basha ka zgjedhur deri tani një rrugë interesante. Po bën ture të vazhdueshme në Shqipëri duke takuar qytetarë të ndryshëm, por pa korrur atë që po mbjell. Me vula por pa mbështetje Basha edhe dje mori një tjetër goditje në Parlament. Gazment Bardhi tashmë i vendosur kundër grupit të Lulzim Bashës kërkon rikthimin e Oerd Bylykbashit në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Në janar të vitit 2022, Bylykbashi u përjashtua me firmë të Enkelejd Alibeaj, pas pezullimit që Lulzim Basha kishte bërë ndaj tij dhe një grupi tjetër deputetësh pasi nuk u distancuan nga sulmet e dhunshme të 8 janarit në godinën e PD-së, por u bënë palë me Sali Berishën. Bardhi ka depozituar në Kuvend kërkesën që Bylykbashi të kthehet në Grupi Parlamentar me argumentin se ai është propozuar si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore dhe për t’u vendosur do duhet që të jetë pjesë e grupit të PD. Bardhi kërkon që në vend të Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore të vendosë mbështetësin e Berishës, Oerd Bylylbashin. Kjo kërkesë e tyre për ndryshimin e përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore shkaktoi kaos në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit e vendet e uljes së ministrave. Me kërkesë së PS, deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi u penalizuan për 10 ditë nga punimet e Komisioneve dhe Kuvendit.
Nisma e Bashës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lajmëron se brenda këtij muaji dy amendamente do të paraqitet nga grupi parlamentar i PD në Kuvend. Partia D kërkon të hiqet imuniteti i deputetëve para ndjekjeve penale nga SPAK-u si dhe deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat që bën. “Deputeti nuk duhet të ketë imunitet mkur SPAK ndërmerr një hetim ndaj tij. Pse një fermer për një kredi të vogël shkon pa imunitet te prokurori, madje shkon dhe në paraburgim, kurse një deputet apo ministër që akuzohet se ka vjedhur 5, 50 apo 200 milionë euro nuk shkon dot pa iu hequr imuniteti me tam tame e ceremoni? E ndërkohë merr arratinë sepse e ka marrë vesh e gjithë bota siç është rasti i ish-zëvendëskryeministrit të Edi Ramës? Ky është sot burim i pengesave të drejtësisë për të vendosur para ligjit pushtetarët, deputetët, ministrat e korruptuar. Po kështu ne do kërkojmë që Deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij. Dy entitete nuk mbajnë përgjegjësi sot për atë që thonë: deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe personat me kartelë psiqike. Salla e Kuvendit, është kthyer në një sallë banalitetesh”, është shprehur Basha. sipas tij, kjo duhet të marrë fund. “Çdo denoncim i deputetit nga aula e Kuvendit, duhet të jetë burim për hetim nga prokuroria. Dhe hetimet ose do të çojnë para drejtësisë ata që deputeti denoncon, ose do të çojë para drejtësisë deputetin si gënjeshtar, mashtrus dhe shpifës. Vetëm kështu i japim fund politikës së privilegjeve për pushtetarët, për të ofruar politikën në shërbim të njerëzve”, shkruan Basha në një postim në facebook./kb