Pas shumë vitesh, shumica dhe pakica parlamentare janë dakordësuar për të votuar një rezolutë të përbashkët që dënon sulmin serb në veri të Kosovës. Edhe pse mund të quhet si rast “historik”, bashkimi për një rezolutë, në fakt ngjan histerik.
Sulmi i mbi 30 forcave terroriste serbe në Veri të Kosovës më 24 shtator që solli vrasjen e një polici kosovar pritet të dënohet në një rezolutë në Parlamentin e Shqipërisë. Për një çështje kaq madhore palët janë dakordësuar në momentet e fundit që të miratonin bashkarisht tekstin e rezolutës. Kjo veprimtari që duhet të ishte mëse normale ka kohë që nuk ndoh me kastën klasë politike që yshtet nga konflikti i vazhdueshme. Edhe pse opozita shqiptare nuk po binte dakord me qëndrimet që Kryeministri Edi Rama që po mbante ndaj Kosovës, duke se për rezolutën kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për të rënë dakord. Opozita dhe mazhoranca kanë u dakordësuan për një projekt-rezolutë të përbashkët që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Drafti i plotë është zbardhur disa orë përpara se Kuvendi të mbajë një seancë të posacme për Kosovën të enjten me 5 orë debat dhe që pritet të finalizohet me votimin e rezolutës që mbështet plotësisht rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Dje PS-ja është tërhequr nga versioni i saj i rezolutës dhe ka pranuar rezolutën e përbashkët. Kështu, socialistët kanë bërë një hap pas dhe kanë pranuar propozimin e mbërritur nga demokrati Gazment Bardhi. Kjo sepse fillimisht Grupi Parlamentar i PS prezantoi një propozim të tijin, duke patur një qasje më të balancuar sa i përket sulmit në 24 shtator. Mirëpo, kur kanë mbetur edhe pak orë nga kjo seancë parlamentare, palët gjetën gjuhën e përbashkët. “Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës; Në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon; Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023”, thuhet në dokumentin e dalë nga Kuvendi. Në projekt- rezolutën kërkohet nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës. “ Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj”, thuhet në dokument.
Reagimi i PD-së zyrtare
Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka kritikuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të mos trajtuar disa çështje të rëndësishme në rezolutën për Kosovën. Çollaku ka shprehur zhgënjim për mos qëndrimin e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës dhe në denoncimin e disa çështjeve të rëndësishme në rajon, duke i quajtur këto vendime të një “Aleance të Heshtjes” mes Rithemelimit dhe PS-së. Ai shtoi se Shqipëria që njihet ndërkombëtarisht në çdo institucion duhet të ngrinte zërin në mbrojtje të Kosovës, por sipas tij Shqipëria nuk ka zë për sulmin e Serbisë ndaj Kosovës./kb