Marc Guiu është vetëm 17 vjeç, sot debutoi me Barcelonën në La Liga dhe i mjaftuan vetëm pak sekonda për të shënuar dhe për t’i dhuruar skuadrës së Xavit fitoren 1-0 kundër Athletic Bilbaos.
Adoleshenti i talentuar shënoi në prekjen e parë, duke zgjidhur një ndeshje tepër të komplikuar për kampionët në fuqi të Spanjës.
In Case you guys Missed, here's the Marc Guiu Debut Goal for Barcelona
Just in 30 Seconds 🤯https://t.co/XsnSYY1rnj
— 𝐅𝐥𝐢𝐜𝐤 𝐗𝐭𝐫𝐚 (@harryfcb21) October 22, 2023
Barcelona e gjen veten në vendin e tretë me 24 pikë, një më pak se kryesuesit e Realit të Madridit dhe Gironas. Ndërkohë që e shtuna e ardhshme (28 tetor) sjell klasiken e madhe Barcelona-Real.