Kina ka vendosur të lërë mënjanë përplasjet dhe të ndihmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën ndaj koronvirusit duke i dërguar 1000 ventilatorë për shtetin e Nju Jorkut.
Ka qenë guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo i cili bëri të ditur lajmin. Sipas tij Kina po i lehtëson disi barrën SHBA-ve me këtë dërgesë, sidomos për Nju Jorkun ku koronavirusi vazhdon të vrasë dhe të prekë mijëra njerëz.
We finally got some good news today.
The Chinese government helped facilitate a donation of 1,000 ventilators that will arrive in JFK today.
I thank the Chinese government, Jack Ma, Joe Tsai, the Jack Ma Foundation, the Tsai Foundation and Consul General Huang.
— Andrew Cuomo (@NYGovCuomo) April 4, 2020
“Kjo është e jashtëzakonshme dhe do të bëjë një ndryshim madh për ne,” tha Cuomo, ndërsa shtoi se edhe shteti i Oregonit ka dërguar 140 ventilatorë në Nju Jork.
Cuomo lëshoi një urdhër që edhe spitalet private të shpërndanin ventilatorët për spitalet më në nevojë në luftën ndaj koronavirusit.
Ventilatorët do të përdoren tek pacientët për t’i bërë ballë koronavirusit. Numri i personave të infektuar në SHBA deri më tani pothuajse ka prekur gjysmë-milionin, ndërsa vdekjet kanë shkuar në 7,000 ku vetëm 3.500 janë raportuar në shtetin e Nju Jorkut.
