Italia ka bërë një zbulim gjenial duke zëvendësuar mjekët me robotët që këta të fundit t’u shërbejnë pacientëve të infektuar me koronavirus.
Falë kamerave robotët monitorojnë pacientët dhe të dhënat shkojnë te mjekët, duke bërë që këta të fundit të mos qëndrojnë domosdoshmërish në dhomë.
Këtë gjetje e ka bërë spitali Circolo, në Lombardi, e cila është edhe një nga zonat më të prekura nga koronvirusi ku dhe numri i vdekjeve është shumë i lartë, shkruan Reuters.
Koronavirusi ka prekur edhe mjekët dhe infermierët, ku një pjesë e tyre kanë ndërruar jetë, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 14 mijë.
Për këtë arsye është gjetur kjo zgjidhje, e cila iu shërben pacientëve dhe njëherësh parandalon përhapjen e koronavirusit tek mjekët.
“Roboti na ndihmon të monitorojmë parametrat klinikë të pacientit. Për shembull, si rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, presionin e gjakut si edhe aspektet mekanike të frymëmarrjes” shprehet Francesco Dentali.