Kreu i qeverisë Edi Rama nëpërmjet një videomesazhi mbajti qëndrim mbi dy emisionet investigative të transmetuara tek RAI 3, ku hidhen dyshime të forta për përfshirjen në afera korruptive të majës së politikës shqiptare me mafien dhe bosë të krimit të organizuar. Rama: “Ishte një investigim italo-shqiptar pa fakte.
U përdorën si heronj figura të errëta, një non grata, një i dënuar dhe një i arratisur në kërkim nga SPAK”. Reagon Berisha: “Rama zëvendësoi flamurin e Skenderbut me flamurin e zi të karteleve më në zë të drogës”.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrim lidhur me transmetimin e e një reportazhi investigativ mbi Shqipërinë në emisionit “Report” të transmetuar në televizionin publik Italian RAI 3. Shefi i qeverisë i ka qujatur shfaqje të neveritshme publikimin e dy emisioneve.
Në reportazh hidhet dyshimi i fortë i lidhjes së majës së politikës qeverisëse shqiptare me personazhe të mafias dhe krimit të organizuar në pastrimin e parave të pista, kryesisht në fushën e ndërtimit. Mes të tjerëve shfaqet në emision edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj që ndodhet në arrati si i kërkuar nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Ahmetaj shprehet se ka parë vetë që Rama ka pritur në zyrë bosë të krimit të organizuar, apo edhe për lejimin e kanabizimit të vendit veçanërisht në vitet 2015-2017. Megjithatë, kreu i qeverisë Rama i ka quajtuar shipifje dhe baltë që hidhet mbi shqipërinë, ndërsa personazhet që e akuzojnë si “politikanë pa atdhe”, apo si “ivestigim italo-shqiptar pa fakte”. Duke atakuar ish- kryeministri Sali Berisha, shefi i qeverisë Rama doli dje në një videomesazh duke u kërkuar shqiptarëve për tu shkëputur nga ata që e kanë persekutuar në gjithë këto vite, duke theksuar se Shqipëria po bëhet tani.
“Dëgjoni, Shqipëria s’është më ajo që ishte, kjo shihet kudo, flitet ngado, mirëpo disa që janë mësuar ta na shohin e ta trajtojnë Shqipërinë si vend të botes së tretë, nuk na e falin dot suksesin, çlirimin nga hijet e të shkuarës, kokën e ngritur lart. Prandaj dhe pesë kulla në Tiranë ju duken si 500 ngaqë as e kanë imagjinuar që Tirana do të bëhej kjo që vetëm sapo ka filluar të duket, se skanë parë gjë akoma.
Dhe e vetmja mënyrë që gjejnë, me ndihmën e gojëve mos e themi të politikanëve pa atdhe e të papagajve të tyre pa skrupuj, është të hedhin baltë për të na pikturuar pacipërisht si mafiozë, trafikantë, kriminelë”, tha Rama.
Në një video mesazh të publikuar në llogarinë e tij, ai tha se pakica nuk ka nevojë të ndjekë shumicën, mjafton të mos mbështesë ata të cilët janë sjellë keq me ta që në fillimet e demokracisë. “U mbars mali për të pjellë një mi. Ishte një investigim italo-shqiptar pa fakte. Ua thash në mes të Italisë së ç’ishtë ai pseudo investigim i tyre. Nuk iu shmanga ballafaqimit dhe e publikova të pacensuruar.
Unë e kam me shqiptarët e zakonshëm: Mos i falni më. Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre! Pakica të mos i bashkohet shumicës nëse nuk do, por mos të bashkohet me ata sepse nuk i duhen më as dreqit”, është shprehur kryeministri Edi Rama në vidion e tij. Ai tha se Shqipëria dhe shqiptarët kanë kryer pune me Partinë Demokratike dhe Rithemelimin.
“Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kryer punë me ata, ka kryer me atë shpirt të keq që e persekuton që prej vitit 1912”, tha ai. Kreu i qeverisë tha se vendin nuk e ndal më asgjë, pavarësisht nga përpjekjet sipas tij që bëhen për të hedhur baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. “Shqipërinë nuk e ndal më asgjë dhe nuk ia përcakton më të ardhmen askush përveç nesh, shqiptarëve këtu. Kokën lart dhe vetëm përpara”, deklaroi Rama.
Reagimi i Berishës
Pas videomesazhit të kryeministrit Edi Rama ka reaguar kreu i Rithemelimit Sali Berisha. Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha shkruan se “Edi Ramës i ka ardhur koha kur shqiptarët do ta braktisin dhe do ta degdisin aty ku e meriton, në koshin e turpit të historisë”. “Reagim ndaj sulmeve të shpëlara të Ediskobarit. Të dashur miq, sot, qelbin e zullumeve të Ramës, shqiptarët nuk e dëgjojnë më vetëm nga opozita dhe mediat ndërkombëtare, por bash nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë!
Numrin 2 të qeverisjes së tij. Në fakt e kanë degjuar dhe më parë me veshët e tyre në audiot e dosjes 339 dhe 184 të botuara nga “Bild”! Edi Rama i lerosur në llumin e rrjeteve kriminale që e komandojnë atë dhe Shqipërinë, nxiu imazhin e Shqipërisë, kanabizoi Shqipërinë, shpopulloi sa askush tjetër në shekuj Shqiperinë, vjedh shqiptarët dhe sipas tij fajin ia kanë të tjerët që mjaftoi një emision ta nxirrte siç është”, është shprehur Berisha nga “arrest shtepie”.
Ai tha se kryeministri i Shqipërisë është i lidhur me kartelin e drogës. “Lidhjet jo vetem të Olsit, por direkt të tij me kartelet e drogës dhe grupet kriminale, kanabizimi i Shqipërisë, narkoshteti, parajsa e larjes së parave me kriptomonedha dhe lejet e ndërtimit që i lëshon veç ai. Të gjitha këto tashmë thuhen dhe shkruhen në të gjitha gjuhët kryesore të botës. 35% e shqiptarëve e kanë braktisur Shqipërinë për shkak të drejtimit të tij”, tha ai. Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë se po kontrollon drejtësinë.
“Po për sa kohë Rama kontrollon një drejtësi që nuk sheh, nuk flet, e nuk dëgjon, u takon shqiptarëve që të mos braktisin vendin dhe të ardhmen, por të largojnë me çdo çmim bandën kriminale që ka kapur çdo qelize të shtetit dhe Edi Ramën si kapobandën e saj!”, tha ai, duke ju përgjigjur edhe “braktisjes” që Rama tha për demokratët.
“Për të gjitha këto Edi Rama e di mirë që ka ardhur koha kur shqiptarët do ta braktisin dhe do ta degdisin aty ku e meriton, në koshin e turpit të historisë. Së fundmi i them, Edi Rama ti që zëvendësove flamurin e Skenderbut me flamurin e zi të karteleve më në zë të drogës, nuk je shqiptar, por armik i egër i kombit shqiptar. Verdikti i historisë është dhënë, do ndryhesh në banesën e turpit të saj”, u shpreh Berisha
Reagimi i Bardhit
Pas kryetarit Sali Berisha, ka reaguar edhe krytari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Ai deklaroi se investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me Ramën dhe aspak me Shqipërinë. “Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median!
Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre”, është shprehur Bardhi.