Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama patë një konferencë shtypi në Shëngjin ku kanë “pastruar” veten nga akuzat politike, por edhe mediatike të kohëve të fundit, pikërisht për ngritjen e dy kampeve të refugjatëve që kapen në Itali për ti dërguar më pas në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës.
Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane thanë se sulmi nuk ishte Shqipëria, por qeveria që drejtohet nga Meloni. Nga Gjadër, ku Rama e qujati terrirot italian hodhi poshtë deklaratat e gazetarëve italian për klane mafioze të pretenduara në Shqipëri. “Sipas një gazete italiane që merret me të nesërmen, zemra e kriminalitetit shqiptar është vendi ku veprojnë klane që lidhen me trafikun e qenieve njerëzore.
E kemi marrë shumë seriozisht këtë zbulim shqetësues meqë gazeta thoshte që prokuroria po merret me zbulimin e këtyre klaneve. Nga Prokuroria na siguruan që ky klan nuk ekziston as në këtë zonë, as në zona të tjera të Shqipërisë. Veprojnë grupe kriminaliteti, por sipas Prokurorisë nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, një koncept i përdorur kohët e fundit për të hedhur baltë mbi Shqipërinë.
Por duke cituar kreun e SPAK, nuk mund të themi në këtë vend nuk ekzistojnë struktura që u ngjajnë grupeve mafioze si Ndragheta Gomorra, apo Santa Corona Unita”, është shprehur kryeministri Edi Rama në krah të Meloni. Ai tha se sulmet e bëra për marrëveshjen e emigrantëve mes dy vendeve janë bërë me qëllim baltosjen.
“Trishtim për gjysmë të vërtetat që janë thënë në mediat italiane mbi Shqipërinë me qëllimin e qartë për të hedhur baltë mbi këtë vend për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Duhet të kenë turp të gjithë ata që të drejtën demokratike për ta kundërshtuar këtë marrëveshje, e kanë shndërruar në abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë dhe publikut italian.
Kam marrë mesazhe të shumta përballë lumit të baltës që shpërthyen ndaj Shqipërisë sonë”, është shprehur shefi i qeverisë shqiptare. Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria shqiptare nuk ka bërë llogari se çfarë do të fitojë ekonomia e zonave ku do të priten emigrantët në Shqipëri, pasi “gjithçka administrohet nga pala italiane”.
Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se kjo marrëveshje ishte si një kthim të nderit që Italia i ka bërë shqiptarëve në pritjen e emigrantëve dhe për ndihmën që Italia i ka dhënë vednit tonë në rastet kur është dashur ndërhyrja e ndërkombëtarëve. “Kjo është marrëveshje zemre dhe përgjegjësie në raport me një miqësi strategjike.
Ne kemi dhënë shtëpinë tonë për një hall që kishte Italia. Çfarë llogarish ka bërë Italia kur ka nisur këtu mijëra ushtarë? Kur nisi reparte zjarrfikësish kur ra tërmeti? As nuk tha se kjo gjë kushton kaq, as kërkoi ndere si shkëmbim, por i bëri sepse kështu funksionon raporti që kemi ne me Italinë. Mundësitë e pakta që ne kemi për ndihmë mund t’i shfrytëzojë vetëm Italia. Nuk ka këtu kalkulime të asnjë natyre”, deklaroi Rama.
Meloni
Shefja e qeverisë italiane Giorgia Meloni tha para gazetarëve shqiptarë dhe italinë se investigimi i televizionit “RAI 3” nuk kishte qëllim për të sulmuar qeverinë shqiptare apo popullin shqiptar, por sipas saj, janë qëndrime armiqësore ndaj qeverisë italiane.
“Mendoj që duhet vlerësuar fakti që për të sulmuar qeverinë italiane, sulmohet edhe një partner ndërkombëtar. Shpreh solidaritetin tim për ta hedhur poshtë të gjithë këtë përbaltje dhe premtoj që në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm për të gjitha marrëveshjet e tjera, pasi nuk mund të rrezikojmë marrëdhëniet me vendet e tjera”, deklaroi Meloni.
Ajo e ka quajtur emisionin e trasmetuar në “RAI 3” si një fushatë denigruese ndaj Shqipërisë. “Kemi parë një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare, Shqipëria është etiketuar si një narko-shtet…Nuk është hera e parë që Rama e Shqipëria, i ofrojnë bashkëpunimin Italisë. Historia ka treguar se ajo ka pasur dëshirën për të qenë pjesë e BE.
Për të zgjedhur ato mundësi bashkëpunimi dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë.”, tha Meloni. Shefja e mazhorancës tha se italianët e kanë kuptuar vendimin e Shqipërisë për të nënshkruar këtë marrëvehsje dhe janë mirënjohës.
Ajo falënderoi qeverinë por edhe popullin shqiptar për ndihmën që po i japin shtetit fqinj për t’u përballur me flukset migratore, me nënshkrimin e marrëveshjes për emigrantët.
Meloni e vizitoi Shqipërinë për të parë më nga afër punimet që po bëhen në hapësirat që janë vënë në dispozicion të shtetit italian për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, sipas kryeministres italiane, duhet të jetë shembull edhe për vende të tjerë të Unionit.