Mazhoranca qeverisëse ka materializuar ngritjen e komisionit të posaçëm antikorrupsion. Me kryetar Fatmir Xhafajn, mazhoarnca ka vendosur edhe për përbërjen e anëtarëve të komisionit, ku kanë menduar edhe për anëtarët e opozitës. Nga PS si anëtarë u përzgjodhën Klotilda Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu, ndërsa ndërsa nga ana e opozitës do të jenë Dhurata Çupi si zëvendëskryetare e Komisionit të Ligjeve, Jorida Tabaku si Kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane, Sorina Kote si zëvendëskryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Por, edhe në rast të refuzimit, socialistët duket se i shtrinë dorën demokratëve të Lulzim Bashës, ku mes emrave të opozitës ka futur edhe Flutura Açkën, Kryetare e Komisionit për Arsimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Seanca që do të mbahet sot në Parlament do qartësoje nëse Lulzim Basha do të bëhet pjesë e këtij komisioni apo jo, pasi demokratët e tjerë janë me ide të qarta për protestë.
Reagimi i Bardhit
Edhe pse mazhoranca ka vendosur emrat si përbërje e komisionit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka ndryshon mendim duke refuzuar të bëhet pjesë e komisionit. “Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi farsë, që nuk synon të luftojë korrupsionin, as të garantojë mirëqeverisjen. I gjithë procesi është i njëanshëm. PS cakton se kush janë përfaqësuesit e opozitës, kur vetëm këta përfaqësues thonë se nuk do marrin pjesë në këtë komision”, është shprehur Gazmend Bardhi. Sipas numrit dy të Rithemelimit, Gazment Bardhit, vullneti i maxhorancës për të luftuar korrupsionin mund të shihet edhe tek miratimi i kërkesës së tyre për mocion me debat për lidhjet e krimit me politikën, që do të jetë dhe kali i betejës së opozitarëve këtë të enjte në Kuvend. Në këtë kontekst kryetari i grupit parlamentar kishte një thirrje për Lindita Nikollën. “Nëse çmon apo vlerëson se do ia hedh sa herë ka qenë Rama në vështirësi, duke injoruar e grupit parlamentar të PD, po e paralajmëron publikisht se kjo do të ishte e papranueshme për grupin tonë parlamentar”, tha Bardhi. Në projekt-vendim, maxhoranca ka vendosur edhe emrat që i takon të jenë anëtarë nga radhët e opozitës, por Bardhi thotë se nuk ka kthim nga rruga e bojkotit. “Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit anti-mafia. Si mund të marrim pjesë në një komision ku synohet që të caktohen si prioritet bashkëqeverisja me Pëllumb Gjokat dhe grupet kriminale në gjithë Shqipërinë. A mund të ndodhë kjo?”, tha ai. Numri dy i Rethemelimit tha se nuk do të heqin dorë nga protesta para Parlamentit dhe në lidhje me akuzat e ngrituara nga emisioni investigatib “RAI3”. “Apeloj çdo qytetar që të marrë pjesë në protestën e orës 10 përpara Parlamentit, duke shprehur vendosmërinë që në nuk pajtohemi kurrë, të miratojë ligje, të japë favore, të fuqizojë grupet kriminale në vend”, tha ai. Kreu i grupit parlamentar të demokratëve tha pas mbledhjes së grupit se do të kërkojë të zhvillohet mocioni me debat, ndërsa thotë se opozita nuk do të votojë as emrat e anëtarëve të dy komisioneve, Dezinformimit që do të drejtohet nga Erion Braçe dhe Anti-korrupsionin që i është besuar Fatmir Mediut. Kreu i demokratëve të Berishës në Palrmanet komentoi edhe seancën maratonë në komisionin hetimor për të dhënat e TIMS, zhvilluar me dyer të mbyllura, duke deklaruar se dëshmitë e tre titullarëve kanë qenë tronditëse dhe se është vërtetuar disa raste të fshirjes së të dhënave nga sistemi.