Udhëtim në librin “Forca e mendimit”, të autorit Mark Zadeja
Nga Kadri Tarelli
Para pak ditësh, shkrimtari shkodran Mark Zadeja më dërgoi në Durrës, librin e tij “Forca e Mendimit”. Titull i thjeshtë, që të bën të mendohesh gjatë. Njëvepër me rreth 200 faqe, pa hyrje dhe pa asnjë lloj komenti e vlerësimi. Thjesht, drejt për drejt në temë: Shprehje mendimesh, apo siç i quajmë sot me një emërtim modern“aforizma”, që unë i quaj “fjalë e jashtme”.Janëjo pak, por rreth 3000 mendime që tëbëjnë të vrasësh mendjen e të përjetosh. Të gjitha të krijuara nga vetëautori.Sipas mendimit filozofik, “emërtimi”i çdo sendi apo dukurie mendore, shoqërore, shkencore, me fjalën tonë apo të jashtme, nuk ka lidhje me përmbajtjen. Ndryshe ndodh me titullin e një libri; autori vuan derisa gjen titullin, pasi çdo fjalë apo grup fjalësh, përmbledh në mënyrë lakonike esencën e përmbajtjes dhe kumtin që duhet të përcjellë te lexuesi, që në shikim të parë. Këtu jam në një mendje me autorin dhe titullin e librit,sepse “Forca e mendimit”, nuk është forcë fizike, mekanike, shtytëse, tërheqëse, shpërthyese, lëvizëse, etj. Ky titull ka në brendësi shumëfilozofi, sepse ajo është forca që shtyn përpara shoqërinë, që ndërron sistemet, që formon religjionet dhe ideologjitë, që vë në lëvizje masat punëtore dhe popullore, më tej grupimet shoqërore, duke venë në peshore përfundimet dhe pasojat.Dhe, në rastin konkret përmbledh në pak fjalë përgjithësimin teorik e praktik të dukurive, apo ngjarjeve të ndryshme, që të çojnë drejt majës, drejt mendimit filozofik.Kam përshtypjen se nuk shtova gjë të re në fjalën time rreth librit “Forca e mendimit”, që pasi e mbarova, po i rikthehem për ta parëdhe shijuar pak më nge dhe qetësisht, duke bërë një lloj krahasimi me librin “Vuajtja e qytetit”, i të njëjtit autor. Libër që u përurua në Durrës pak muaj më parë, Tetor 2023, të cilit i kushtova edhe një shkrim që u publikua nëgazeta dhe portale elektronike, me titull: “Vuajtja e Qytetit, si Histori, Psikologji dhe Filozofi”. Gazeta “Veterani”, Facebook, “Zemra Shqiptare”, Gazeta “Dielli”, Gazeta “Fjala”.
Pikërisht në atë libër, të rrallë për mendimin tim, vura re se autori Mark Zadeja kishte vendosur shumë shprehje, apo mendime të ngjeshura, ku futeshin analiza psikologjike e filozofike, lidhur me ndodhitë e hidhura e tëpërjetuara fuqishëm, që peshonin shumë në jetën, mendjen dhe shpirtin e qytetit e qytetarëve. Në fjalën time rendita disa prej tyre, pa ditur dhe pa menduar se Marku kishte kohë që shprehje të tilla i kishte bërë pronë të mendimit të tij filozofik, aqsa kishte botuar edhe një libër të tillë, të veçantë.Pse ta mohoj, është një punë e madhe krijuese, që e vlen të merret në vëmendje, të diskutohet dhe të vlerësohet, duke u ndalur kryesisht te përmbajtja dhe bukuria e fjalës, si mendim dhe forcë artistike.Mendoj dhe jam i bindur, se, nëse bashkohen forca e mendimit dhe me artin e fjalës, atëherë Marku ka bërë një vepër sa të bukur aq edhe të arrirë.Në çdo faqe që lexoj, shoh se autori ka arritur të futet në natyrën e ndritur të mendimit të hapur, të dukshëm, të prekshëm, njëkohësisht edhe në skutat më të fshehta e të heshtura, të jetës dhe marrëdhënieve njerëzore, familjare, shoqërore, historike, psikologjike dhe filozofike. Ai ka gjetur dhe gdhendur fjalën, për ta vënë në gur themeli të mendimit filozofik. Një punë sa e vështirë aq edhe e fisme, për t’u ngjitur në majë të dijes dhe mendimit krijues.Ajo që më bën të mendoj dhe të jem në brendësi të librit, është:sa shumë hapësira paska jeta, qëcopëzat e saj tëpasqyrohen si përmbledhje në pak reshta fjalësh. Aq e vërtetëështë kjo, sa i bëj pyetje vetes dhe autorit: A ka fushë të jetës njerëzore që nuk ke trokitur, për tëshkrirëmineralin dhe për ta kthyer nëmetal e gurë të çmuar, në dobi të vetvetes dhe më shumë tëshoqërisë.Si fillim, më duhet të them se Marku është besimtar i mirë, adhuron dhe i falet Zotit. Shumë herë në faqe të ndryshme të librit, në mënyra të ndryshme i drejtohet Zotit dhe mirësisë së tij. Por nuk mjaftohet me kaq, ai adhuron jetën,dashurinë, rininë, punën, kohën, lirinë, të vërtetën, thjeshtësinë, besën, ndershmërinë dhe drejtësinë, muzikën, librin, poetin dhe poezinë, piktorin dhe pikturën, mirënjohjen, pa harruar të bukurën në natyrë dhe urtësinënë shpirtin njerëzor. Si pjesë e luftës së të kundërtave, Marku përçmon të keqen, lakminë, pabesinë, mburrjen, paudhësinë, mosmirënjohjen, ngutjen, fjalën e pa mbajtur, përgjigjen e pamenduar, të shëmtuarën, rendjen pas pasurisë, veseve, dembelizmin, krekosjen, etj. Besoj se gjithçka përmblidhet në këto dy fjalë magjike me vlera universale: – “Krenarinë ruaje për atdheun. Kjo të bën fisnik”.
Mendoj të rendis disa fjalë dhe shprehje, që mund dhe duhet t’i shërbejnë gjithsecilit në jetën e përditshme, ca më shumë në pasurimin e mendimit për t’u drejtuar dhe mos gabuar nëpër udhët e jetës.Besimi te Zoti është shpëtim për shpirtin. Kënaqësia e shpirtit është bamirësia e tij, ndershmëria-e vërteta e tij, mirësia-natyra e tij, lavdia-vepra e tij dhe dashuria e vërtetë-çiltërsia e zemrës.Një njeri, qoftë ky mbret apo kumtar, nuk matet nga pasuria që u le trashëgimtarëve, as nga betejat që fitoi, apo nami i madh që pati, po sa shumë e zhvilloi popullin e vet, sa të mira bëri, sa dashuri e nderim tregoi ndaj tij, e sa shpresa ngjalli tek ai, për të ardhmen. Asnjë bukuri e kësaj bote, nuk mund të maten me bukurinë e atdheut.Për t’u bërë dikushi, njeriut i duhet të punojë shumë me veten dhe për veten, pasi vetëm atëherë kur të ketë diçka në dorë, mund të mendojë edhe për të tjerëtMë dhembte në shpirt t’u hiqja lirinë gardalinave, prandaj më pëlqente më shumë t’i dëgjoja kur këndonin të lira në pemët rreth shtëpisë.Kush mund t’i mbrojë të fshehtat tona, kur ne nuk i mbrojmë vetë ato?
Fillim i mbarë gjysma e punës, porse nëse tërhiqesh, gjysmën tjetër ta marrin të tjerët.
E vërteta e ka strehën e vet tek i ndershmi, ndërsa e drejta tek i urti.Nuk mund të zgjatem pafundësisht, pasi kështu nuk i shtoj vlera librit, përkundër…….! Por më duhet të them diçka për formën:
– Në këtë libër, të gjitha mendimet apo thëniet, janë shtrirë si lulet shumë ngjyrëshe në lëndinë, pa ndarje sinorësh apo gardhesh, ngjyrash e madhësie. Me një fjalë ashtu siç kanë lindur e rritur në kohë dhe hapësirë. Kjo është forma që ka pëlqyer autori dhe e vlerësoj, duke pasur në vëmendje mbi të gjitha përmbajtjen, thelbin e mendimit, dobinë e tij në përditësi të jetës dhe peshën në filozofi.Jam i bindur dhe i sigurt, se nuk jam i vetmi i pasionuar ndaj thënieve të bukura dhe të ngjeshura në mendim. I kam grumbulluar shumë prej tyre në një bllok të madh, duke vënë përbir edhe autorin, shkrimtar, mendimtar, poet dhe filozof, shqiptar qoftë, apo nga bota. Shumë të tjerë kanë botuar edhe libra. Në të shumtën e herëve, me këto thënie, stolis fillimin e çdo shkrimi apo poezie nëpër librat e mi, duke i përafruar me përmbajtjen e krijimtarisë. Nuk them se lexuesit janë mrekulluar, por të paktën nuk më kanë thënë: Pse?
Mirëpo gjatë punës më lind problemi i gjetjes së tyre sipas tematikës, kështu më duhet të harxhoj mjaft kohë, ndoshta kështu u ndodh edhe të tjerëve. Diku-diku, jam përpjekur t’i grupoj, bie fjala: thënie për atdheun, besën, diturinë, nderin, trimërinë, dashurinë, nënën, gruan, rininë, arsimin, poezinë, muzikën, politikën, artin, sportin, shkencën, etj, etj. Kjo më ndihmon shumë dhe më kursen kohë, njëkohësisht më kujton të mos bëj përsëritje.Për të qenë i saktë me veten, duke e pa me kujdes të gjithë librin, edhe Marku është përpjekur në vetvete për t’i grupuar, por pa i vënë gardh tematikës, duke e lënë këndonjësin t’i verë në “kornizë”. Janë shprehje apo mendime, që duhen futur në kujtesë, për t’u përdorur në fjalime, në takime, në biseda në odat e burrave, pse jo edhe për ilustrim shkrimesh. Është bukur kur i dëgjon, më i fituar kur i zbaton.Në fund të këtij shkrimi, më duhet të them ato pak fjalë që i kurseva në fillim: Mark Zadeja i ka dhënë përgjigje pyetjes që na shkon nëpërmend, secilit nga ne: – Është forca e mendimit e njerëzve të ditur të çdo kohe, që kanë lënë gjurmëditurie e mençurie, si trashëgim i paçmuar, për të hapur shtegun e të ardhmes. Janë ata që kanë mundur të bëjë bashkë, mendimin e vyer me artin e fjalës së bukur, duke përcjellë kohën, përvojën dhe mësimin, nga brezi ndër breza. Dihet, se jeta në kohë dhe historia e saj nuk ka ndarje. Ajo vazhdon rrjedhën pa pyetur dhe pa ndalesë. Të lumtur dhe të fituar janë ata që i përthithin fjalët e urta e të arta, që i bëjnë pronë të tyre, duke shtruar udhën e dijes dhe të suksesit, për një jetë më të mirë, më të begatë dhe më të sigurt.