Gigi Hadid është në pritje të ëmbël për herë të parë me të dashurin e saj Zayn Malik. Sipas burimeve supermodelja me famë botërore është 20 javëshe dhe e ka fshehur për muaj me radhë shtatzëninë e saj.

Pas vitesh romancë, ndarjesh dhe ribashkimesh me këngëtarin e famshëm të One Direction, Zayn Malik, duket se ka qenë pikërisht rikthimi i tyre në dhjetor të vitit 2019, përiudhë në të cilën ka ndodhur dhe lajmi i papritur.

Modelja filloi të veshë veshje më të lirshme, më 12 shkurt kur ajo sfiloi për markën prestigjioze Marc Jacobs në javën e Modës në Neë York në një xhaketë të bardhë të lirshme, duke mos treguar linjat e saj. Nuk dihet nëse kjo ka qenë një shtatzëni e planifikuar dhe e dëshiruar, apo thjesht ka ndodhur dhe çifti e kanë mirëpritur këtë surprizë të bukur.
