- Udhëtimi i Qemal Stafës për në Vlorë ishte programuar për t’u kryer më 4 maj dhe u shty për më 5 maj.
- Shoqëruesi personal i Qemal Stafës, Vançi Bajraktari, u dërgua me shërbim në Shkodër më 4 maj, pra një ditë përpara se Stafa të vritej.
- Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, lajmëroi mikun e Qemalit, Ramazan Xhepën, 10 ditë përpara vrasjes që Qemali të largohej nga shtëpia e tij, ku strehohej, sepse e kishin spiunuar shokët dhe Kuestura do ta arrestonte.
- Shefi i policisë së Tiranës, Man Kuklaleshi, ishte personi që i tha direkt Ramazan Xhepës që Qemal Stafën e kishin spiunuar shokët e tij. Ramazan Xhepa dyshonte se njeriu që njoftonte në Kuesturë për Qemal Stafën kishte qenë Enver Hoxha. Ramazan Xhepa u arrestua dy herë. Herën e parë si pjesë e grupit të deputetëve dhe herën e dytë sepse i gjetën flori. Regjimi arrestoi vëllezërit e tij dhe dy djemtë.
- Enver Hoxha akuzoi Zef Ndojën si njeriun që spiunoi Qemal Stafën, një i ri komunist nga Shkodra, i cili ishte në burg kur Qemali u vra. Ndoja doli partizan, por me një urdhër të Hoxhës u pushkatua nga partizanët si spiun i Qemal Stafës në fshatin Priskë të Tiranës, në shtator 1943.
- Beqir Minxhozi mbante në xhep kontratën me adresën e shtëpisë që ishte marrë me qira, e cila ishte marrë që prej tri ditësh. Si ka mundësi që vonesa e Beqirit nuk krijoi shqetësim tek ilegalët komunistë që ishin në shtëpinë e tij. I vetmi shqetësim nisi pas më shumë se 1 ore nga vonesa e tij, një detaj i habitshëm ky.
- Përse policia kishte rrethuar lagjen dy orë përpara se të niste operacioni dhe të vinte bashkë me Beqir Minxhozin.
- Si ka mundësi që nga 7 personat që ishin në atë shtëpi vetëm Qemal Stafa mbeti i vdekur? Si ka mundësi që pas kësaj ngjarjeje 6 perosnat e mbetur gjallë nuk u takuan kurrë me njëri tjetrin?
- Për një kohë të gjatë familja e Qemal Stafës u la në harresë. Nga njëra anë ai u shpall Hero i Popullit dhe kujtohej me nderime, nga ana tjetër familja nuk pati asnjë nga privilegjet që i takonin. Përse familja e Qemal Stafës nuk e mori kurrë pensionin e dëshmorit?
- Përse e ëma e Qemal Stafës nuk pranoi ta priste për vizitë në shtëpi Enver Hoxhën?
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H
Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
© 2025 Gazeta Fjala. All rights reserved. Dev by Keminet & iRegister.