Një 51-vjeçar me inicialet I.SH është arrestuar ditën e djeshme pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka plagosur pasagjeren me inicialet DH.M. Gjithashtu bëhet me dije se 51-vjeçari nuk kishte as autorizim për dalje.
“Ky shtetas, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në mjet, shtetasja Dh. M., e cila pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë ”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Mbi këtë shtetas rëndojnë akuzat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.