Këshilli i Lartë i Gjyqësorit është duke zhvilluar një takim on-line ku po shqyrtohet çështja e mbarimit të mandatit të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta.
Mbledhja e sotme është realizuar pas letrës që presidenti Ilir Meta i ka dërguar këtij institucioni dhe KLGJ-së, duke i vënë në dijeni për mandatin e tij. Sipas kreut të shtetit, Dvorani s’mund të jetë më anëtar i Gjykatës së Lartë pasi mandati i tij ka mbaruar para 6 viteve dhe tashmë vakancat minimale në Gjykatën e Lartë janë plotësuar.
Ndërkohë, Dvorani kërkoi kohë për të paraqitur dokumentet e tij, kërkesë e cila u pranuar nga KLGJ-ja./arkiva.fjala.al/