Reperi Samir, i njohur me emrin e artit ‘Samirs4m’, ka rënë gjtihashtu pre e ‘hackerave’, të cilët ditën e djeshme i kanë vjedhur ‘Instagramin’.
Personi që i ka vjedhur ‘Instagramin’ ka publikuar së fundmi mesazhet e tij me të dashurën, Filis Ismaili.
E dashura i ka dërguar reperit një foto humoristike të dy kuajve që puthen duke shkruar:
“Unë dhe i dashuri kur të dalim nga karantina”. Ndërsa ‘hackeri’ e ka publikuar bisedën në profiling e reperit në Instagram ka shkuar: E gjetëm kalin.

Ndërkohë reperi ka reaguar menjëherë në Snapchat duke shkruar: “Unë Instagramin do e kthej po pyete veten, ty shpirti a do të të kthehet kur të të kap”.

Menjëherë ‘hackeri’ e ka publikuar atë çfarë reperi ka shkruar në Spanchat dhe ka shkruar: Qyqa kali po na kërcënon në Snapchat.
Së fundmi përveç reperit Sam, edhe reperi Fero ka rënë pre e ‘hackerave’.