Josep Borrell, ashtu si paraardhësja e tij Federica Mogherini, nuk përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për mediat e rajonit, përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian tha se do të pranonte çdo marrëveshje që do të arrihej midis Prishtinës dhe Beogradit.
“BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”, është shprehur Borrell.
Katalanasi tha gjithashtu se Ballkanit Perëndimor duhet t’i garantohet prespektiva evropiane.
Spanja është një prej 5 shteteve që nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ndërkohë që me formimin e Komisionit të ri Evropian në krye të diplomacisë u emërua Borrell si propozim i Madridit.
Edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi është zgjedhur Miroslav Lajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë, shtet që gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.