Një studim i ri ka nxjerrë në dritë fakte sipas të cilave më shumë se 3 miliardë njerëz do të jetojnë në hapësira me temperatura “gati të papërballueshme” deri më 2070-n.
Sipas studimit, në rast se nuk bien nivelet e gazrave serë, një numër i madh i njerëzve do të përballen me temperatura më të nxehta se 29 gradë Celsius.
Studiuesit kanë përdorur të dhëna nga Kombet e Bashkuara, duke ofruar një skenar të rritjes së temperaturave për 3 gradë celsius, bazuar në rritjen e pritur globale të temperaturave.
Në raportin e Kombeve të Bashkuara është gjetur se edhe nëse shtetet zbatojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, bota do të përballet me rritje të temperaturave.
Sipas studimit, pjesa më e madhe e popullsisë është duke u zhvendosur në vendet me temperaturë mesatare prej 11-15 gradë Celsius, duke iu ikur zonave me temperaturë mesatare prej 20-25 gradë Celsius.
Pjesët më të prekura nga këto temperatura pritet të jenë Australia, India, Afrika, Amerika Jugore dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.