Nis “lufta” mes peshores dhe italianëve, pasi këta të fundit janë shëndoshur minimalisht 2 kg pas 2 muajve të izoluar mes kuzhinës dhe sallonit të ndenjes, e mes festash të njëpasnjëshme.
Ky është rezultati i një studimi të Coldiretti, një shoqatë kombëtare në Itali, publikuar me rastin e nisjes së fazë 2, bazuar mbi të dhënat e konsumit kombëtar.
Për muajt mars-prill italianët kanë shpenzuar 18% më shumë për ushqim dhe pije. E në këto 60 ditë, kuptohet që askush nuk ka menduar për një dietë të shëndetshme, përkundrazi.
Italianët njihen për konsumin e vakteve të bollshme por në këto 2 muaj kanë konsumuar më shumë kalori, më shumë sheqerna dhe karbohidrate. Sipas të dhënave zyrtare italianët kanë blerë 14% më shumë bukë, 150% më shumë miell, 7% më shumë makarona, 38% më shumë pica, 14% më shumë çokollata dhe 37% më shumë vaj për gatim, raporton Ansa.
Studimi është realizuar nga 16 marsi deri më 12 prill. SË paku, kilogramët e shtuar gjatë marsit dhe prillit, me lehtësimin e masave kufizuese, së paku për shëtitje në natyrë, kanë mundësi për tu zhdukur.
Sipas një tjetër studimi, për të njëjtën periudhë kohore, 47% e italianëve thonë se objektiv tashmë kanë rënien në peshë pasi mbi 60 ditëve të mbyllur në shtëpi, as asnjë aktivitet fizik dhe më shumë konsumim të fruta-perimeve./Përshtati nga Ansa, arkiva.fjala.al/